Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani me Napolin vazhdojnë me fitore

Napoli e ka realizuar fitoren e tretë radhazi dhe të 16-ten këtë sezon të Serie A në 19 ndeshje të zhvilluara.

Të shtunën, Napoli fitoi në udhëtim te Salernitana me rezultat 2:0.

Giovanni Di Lorenzo në fund të pjesës së parë dhe Victor Osimhen në të 48-n realizuan për fitoren e napoletanëve.

Mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani kompletoi ndeshjen, me një performancë mjaft të mirë.

Napoli tash ka 50 pikë në vendin e parë. 12 më shumë se Milani që ka 38 pikë, por ka një ndeshjen më pak. Salernitana është e 16-ta me 18 pikë.