Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, është kthyer nga lëndimi me fitore te skuadra e Napolit.
Rrahmani ishte titullar dhe e kompletoi ndeshjen të shtunën në xhiron e nëntë të Serie A. Napoli fitoi në udhëtim te Verona me rezultatin 3:1.
Mateo Politano shënoi në minutën e 27-të për 1:0, ndërsa dy golat tjerë i realizoi Khvicha Kvaratskhelia, në minutën e 43-të dhe të 55-të.
Darko Lazoviq realizoi për vendësit.
Napoli me këtë fitore ka 17 pikë në nëntë ndeshje të luajtura dhe zë vendin e pestë.
Ish-skuadra e Rrahmanit, Verona, ka tetë pikë në nëntë ndeshje.
Artikuj të ngjashëm