Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli kthehet te fitorja

Kampioni në fuqi i Italisë, Napoli, është kthyer te fitorja në Serie A. Napoli të dielën luajti ndaj Veronas dhe fitoi me rezultatin 2:1.

Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 23-të të kampionatit italian. Golat u shënuan në 20 minutat e fundit të ndeshjes.

Verona kaloi në epërsi në minutën e 72-të me golin e Diego Coppolas. Cyril Ngonge barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 79-të.

Ishte Khvicha Kvaratskhelia që shënoi golin e fitores për Napolin në minutën e 87-të. Amir Rrahmani kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes te Napoli. Napoli është i shtati me 35 pikë.