Kampioni në fuqi i Italisë, Napoli, ka vazhduar të lëshojë pikë në Serie A. Napoli të dielën ishte mysafir i Cagliarit në kuadër të xhiros së 26-të.
Victor Osimhen shënoi për 1:0 në të mirë të Napolit në minutën e 65-të.
Por vendësit nuk u dorëzuan. Në minutën e 96-të, Zito Luvumbo shënoi për 1:1.
Amir Rrahmani e kompletoi ndeshjen te Napoli.
Napoli është vetëm i nënti me 37 pikë nga 25 ndeshje. Cagliari i ka 20 pikë në pozitën e parafundit.
Artikuj të ngjashëm