Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli barazon me Bolognan

Victor Osimhen ka shënuar dy gola, por që nuk ishin të mjaftueshëm për fitore të Napolit.

Të dielën, Napoli luajti 2:2 në udhëtim te Bologna. Osimhen shënoi në minutën e 14-të dhe në minutën e 54-t.

Por më pas Bologna u kthye në lojë. Leëis Ferguson shënoi në minutën e 62-të, ndërsa Lorenzo De Silvestri në minutën e 84-t. Amir Rrahmani kompletoi ndeshjen te kampioni i Italisë, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë. Ndeshja i takoi xhiros së parafundit (37) të Serie A.

Osimhen ka 25 gola e katër asistime në 31 paraqitje. Napoli në vendin e parë i ka 87 pikë. Titullin e ka siguruar shumë xhiro më parë. Bologna ka 51 pikë në vendin e 11-të.