Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen,. ka paralajmëruar transferimin e tij në Premier League në fund të këtij sezoni, përcjell “Sky Sports” të martën.
Nigeriani ka pranuar se është ëndërr e tij që të luajë në kampionatin anglez, duke mos e përjashtuar mundësinë e largimit nga ekipi italian këtë verë. Osimhen po shkëlqen këtë sezon te Napoli, ekip me të cilin pritet ta fitojë titullin e kampionit të Italisë.
Në 26 ndeshje të luajtura deri më tani, ai ka shënuar 21 gola dhe ka kontratë me Napolin deri në verën e vitit 2025.
24-vjeçari tashmë ka tërhequr interesimin e Manchester Unitedit, Arsenalit dhe Chelseat, ekipe që janë gati të ofrojnë deri në 100 milionë euro për ta bindur Napolin në lirimin e tij.