Kanë nisur negociatat për transferimin e Victor Osimhenit të Napolit, skuadër e cila është e bindur që nëse bisedimet shkojnë në këtë mënyrë, atëherë ai mund të përfundojë në Premier League.
Nigeriani u transferua nga Lille te Napoli në verën e vitit 2020 për 75 milionë euro.
Ai ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar pesë asistime në vetëm 26 ndeshje garuese për skuadrën napolitane në këtë edicion.
Në mesin e skuadrave të interesuara për Osimhenin janë Manchester Unitedi, Newcastle Unitedi dhe Arsenali.
Presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis, kërkon rreth 100 milionë euro për të.
Sulmuesi 23-vjeçar ka kontratë me Napolin deri në qershor të vitit 2025.
Në 56 ndeshje zyrtare në total, Osimheni ka shënuar 26 gola gjithsej.