Menaxheri i Victor Osimhenit ka pasur një takim me Napolin të mërkurën për vazhdimin e kontratës, për shkak se oferta e Al-Hilalit për të nuk ishte ajo që ishte pritur.
Osimheni luajti rol të rëndësishëm në fitimin e titullit në edicionin e kaluar.
Kontrata aktuale e tij skadon në vitin 2025.
“Sky Sport Italia” ka raportuar të mërkurën se Napoli ka pritur ofertën prej 180 milionë eurove, ndërsa i janë ofruar vetëm 100 milionë euro.
Nigeriani 24-vjeçar në edicionin e kaluar realizoi 31 gola e pesë asistime në 39 ndeshje në të gjitha garat.