Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Osimhen paralajmëron largimin nga Napoli

Sulmuesi Victor Osimhen ka paralajmëruar largimin nga skuadra e Napolit në fund të këtij sezoni, duke e lënë të hapur mundësinë për një transferim eventual në Premier League, shkruan ESPN të martën.

Nigeriani është njëri prej sulmuesve më të kërkuar në tregun e futbollit pas formës së mirë që ka treguar këtë sezon me fanellën e Napolit. Ai ka shënuar 19 gola në 24 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për Napolin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.

24-vjeçari është pjesë e Napolit prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Lille, ndërsa po kërkohet me ngulm nga skuadra e Manchester Unitedit. Kartoni i tij po vlerësohet mbi 100 milionë euro nga Napoli.

Artikuj të ngjashëm