Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen nuk do të marrë pjesë në Kupën e Afrikës që nis muajin tjetër në Kamerun për shkak të infektimit me koronavirus. Osimhen të premten është tërhequr nga Përfaqësuesja e Nigerisë, përkundër që ishte ftuar për të luajtur në Kupën e Afrikës.
Osimhen që është detyruar të izolohet tashmë ka njoftuar edhe përzgjedhësin e Nigerisë, Augustine Eguavoenin që nuk do të jetë në gjendje të luajë në këtë turne. Vendimi për mospjesëmarrjen e Osimhenit është marrë për arsye shëndetësore dhe për të mos pasur pasoja te skuadra e Napolit.
Te Nigeria kanë vendosur që Osimhenin ta zëvendësojë sulmuesi i Olympiacosit, Henry Oneykuru. Osimhen, aktualisht është në Lagos dhe do të kthehet te Napoli pasi të rezultojë negativ.
Mbetet të shihet nëse Osimhen do të jetë në gjendje ta ndihmojë Napolin për ndeshjen e parë të vitit të ri, atë kundër Juventusit që luhet më 6 janar.
-
Osimheni kërcënon me largim nga Kupa e Afrikës dhe kthim te Galatasaray
-
Jacskon u përgjigjet akuzave se ishte i dehur
-
Gueye refuzon të luajë për Senegalin nën drejtimin e trajnerëve aktualë
-
Probleme financiare e organizative te Senegali para ndeshjes me Norvegjinë
-
Konfirmohet mungesa, Neymari mungon ndaj Marokut