Portieri Andre Onana gjatë ditës së sotme do t’i nënshtrohet testeve mjekësore përpara se ta firmosë kontratën me skuadrën e Interit. Onana te Interi do të transferohet si lojtar i lirë pasi kontrata me skuadrën e Ajaxit i skadon në fund të këtij edicioni.
Onana 25-vjeçar me Interin do të firmos kontratë pesëvjeçare dhe ekipit italian do t’i bashkohet në fund të këtij sezoni.
Për shërbimet e Onanas, Interi ka mposhtur konkurrencën e fortë të Barcelonës dhe Arsenalit. Pasi t’i kryejë testet mjekësore dhe ta firmosë kontratën me Interin, Onana do të niset drejt Kamerunit për t’u paraqitur në Kupën e Afrikës.
Artikuj të ngjashëm