Portieri kamerunas Andre Onana ka insistuar se do të jetë pjesë e skuadrës së Ajaxit edhe për edicionin e ardhshëm, kanë raportuar mediumet e huaja të dielën.
Onana, që është pjesë e Kamerunit në Kupën e Afrikës, ka thënë se është shumë i lumtur te ekipi holandez dhe nuk do të largohet pavarësisht ofertave që ka marrë, transmeton “Koha Ditore”. Kohët e fundit është raportuar se interesim për Onanan kanë treguar Manchester United e Newcastle.
23-vjeçari ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2023 dhe është pjesë e tij prej vitit 2015 kur iu bashkua prej të rinjve të Barcelonës.
“Unë jam ende i ri dhe dua të mbetem te Ajaxi për t'u zhvilluar edhe më shumë si portier”, është shprehur Onana, i cili edicionin e fundit fitoi titullin dhe kupën e Holandës.