Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Onana do të largohet nga Ajaxi

Portieri kamerunas Andre Onana ka bërë të ditur se do të largohet nga Ajaxi. Për transferimin e 24-vjeçarit janë duke u interesuar shumë klube.

“Mos më keqkuptoni, unë jam shumë i lumtur te Ajaxi dhe jam shumë falënderues ndaj klubit. Kam pasur pesë vite të mëdha këtu. Por, tash ka ardhur koha të bëjë një hap tjetër. Nuk e di ende se çfarë do të ndodhë, por ambiciet e mia dhe aranzhimet janë të qarta”, ka deklaruar Onana për “Algemeen Dagblad”.

Onana po kërkohet nga Barcelona, Chelsea, Tottenhami, Paris Saint-Germaini, Borussia Dortmundi e Milani. Ai karrierën e nisi në akademinë e Barcelonës.

Ai i ishte bashkuar Ajaxit në janar të vitit 2015. Kontrata e tij me klubin kampion të Holandës skadon në verën e vitit 2022.