Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Onana i bashkohet Interit

Portieri Andre Onana edhe zyrtarisht i është bashkuar skuadrës së Interit. Kjo është konfirmuar nga skuadra italiane të premten.

Onana deri tash ishte pjesë e Ajax Amsterdamit. Kameruansi luajti në kryeqytetin holandet shtatë vjet. 

26-vjeçari përjetoi një periudhë të keqe në karrierë, kur u pezullua për një vjet nga aktivitetet futbollistike për shkak të dopingut.

Interi dje zyrtarizoi edhe Romelu Lukakun e mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani.