Sport

Onana: Koha ime këtu ka mbaruar

Portieri Andre Onana në verë do t’i bashkohet Interit. Ai ka arritur marrëveshje pesë-vjeçare me klubin italian dhe do të marr 3 milionë euro në vit. Në janar Onana i ka kaluar edhe testet mjekësore përpara se të firmos. Kamerunasi do të jetë pjesë e Ajaxit deri në fund të sezonit. Nga klubi holandez do të largohet si lojtar i lirë.

“Koha ime në Ajax ka mbaruar. Është e drejta ime që të mos nënshkruajë kontratë të re. Kam bërë punë të shkëlqyer për këtë klub për kaq shumë vite. Ishte e rëndësishme për mua të kërkoja një sfidë të re”, tha 25-vjeçari. Krahas Onanas, Interi po planifikon ta mbajë edhe Samir Handanoviqin, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit, por klubi italian do t’i ofrojë marrëveshje edhe për një vit tjetër.