Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Olmo mund të transferohet te Unitedi

Dani Olmo mund të transferohet te Manchester United në vend të Barcelonës, raporton “El Nacional”.

23-vjeçari që nisi karrierën në La Masia, është shënjestra kryesore e Barcelonës për ta transferuar në afatin kalimtar të janarit.

Por, duket se kanë ndërruar mendje dhe synimi i tyre është transferimi i Raheem Sterlingut të Manchester Cityt.

Sulmuesi i Spanjës me skuadrën e Lepzigut të Gjermanisë ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Ai këtë sezon ka luajtur gjashtë ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka asistuar një herë.

Artikuj të ngjashëm