Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Olmo mund të kthehet te Barcelona

Dani Olmo i Leipzigut, mund të transferohet te Barcelona në janar të vitit 2023.

“Fichajes” raporton se trajneri i Barçës, Xavi, e pëlqen futbollistin dhe kërkon që ta ketë në skuadër për pjesën e dytë të kampionatit.

Bëhet e ditur se lojtari nuk është i kënaqur me hapësirën që ka te skuadra e Leipzigut dhe kjo mund të ndikojë që ai të largohet për të gjetur një skuadër ku mund të luajë më shumë.

24-vjeçari ka qenë pjesë e akademisë së Barcelonës dhe kjo mund të jetë një përparësi për klubin nga Katalonja që të sigurojë shërbimet e tij në janar.

Artikuj të ngjashëm