Jamie Nieto ra me fytyrë përtokë në afërsi të pistës së kërcimit për së larti në arenën e Universitetit Azusa Pacific. Ai nuk ishte në gjendje të lëvizte duart apo këmbët.
Mendja e olimpistit në kërcim së larti po shkonte gjithandej. Pak më herët ai kishte përfunduar një seancë stërvitore duke u mësuar shpresave olimpike disa manovra, duke bërë disa rrotullime prapa, shkruan sot Koha Sot.
Këso kishte bërë me qindra, ndoshta mijëra herë në fund të çdo gare para se të pensionohej në vitin 2013.
Por, në një mëngjes të nxehtë prilli vitin e kaluar, këmba e 39-vjeçarit rrëshqiti. Ai e diti qysh në ajër se rrotullimi i shkoi keq. Qafa e tij goditi së pari tokën dhe pasoi më pas trupi.
Nieto lutej që të mos jetë paralizuar.
Edhe
Vonn ka këputur ligamentin, por do të garojë në Lojëra Olimpike
TJ Shankar, që është rritur në Indi duke shikuar video të kërcimeve të Nietos, e vërejti se trajneri nuk po tallej. Jillian Schmidt mendoi se trupi i Nietos u dridh nga të qeshurit. Mirëpo nuk ishte ashtu....(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.