Një skenë e pazakontë ndodhi gjatë ndeshjes së kampionatit brazilian mes Coritibas dhe Chapecoenses.
Lojtari i Coritibas, Jacy, ishte në qendër të vëmendjes.
Pas një krosimi, 29-vjeçari e dërgoi topin në portë. Kapiteni më pas u nis në drejtim të tifozëve të skuadrës së Coritibas. E kaloi me kërcim një tabelë reklamash. Por nuk ra në tokë. Jacy nuk e pa që pas tabelës së reklamave ishte tuneli për hyrjen e lojtarëve në brendi të stadiumit. Ai ra shkallëve poshtë dhe për një moment u largua nga pamja. Bashkëlojtarët dhe personeli i sigurimit vrapuan menjëherë për t’i ofruar ndihmë.
Jacy u ngrit dhe fillimisht ishte në gjendje të vazhdonte lojën. Por e pësoi një lëndim në nyje dhe u zëvendësua dy minuta pasi nisi pjesa e dytë.
Edhe më e rëndë u bë për këtë lojtar, pasi goli nuk u pranua. Derisa ai po merrte ndihmë mjekësore, përmes VAR-it u vlerësua se kishte pozitë jashtë loje dhe goli nuk u pranua.
Edhe
Bletët pushtojnë fushën në Brazil
“Jam mirë”, tha braziliani pas ndeshjes së luajtur të dielën. Coritiba fitoi 2:1.
Edhe në të kaluarën ka pasur raste të njëjta në këtë stadium.
o Jacy pulando pra comemorar o gol do Coritiba e caindo direto no túnel do vestiário do Couto Pereira
o mano quase morreu pra comemorar um gol que foi impedido 😭😭😭 pic.twitter.com/c0lUNVcFtU