Ish-kampioni olimpik në pentathlon modern, Alexander Lesun 33 vjeç, ka vendosur që të mos garojë më nën flamurin rus, pasi shteti i tij po kryen agresion ndaj Ukrainës.
Në një intervistë për BBC-në të enjten, ai iu referua edhe situatës socio-politike në Rusi, por shprehu dyshime se sportistët e tjerë rusë do të ndjekin shembullin e tij.
"Ndihem i pafuqishëm ndërsa të tjerët heshtin dhe njerëzit po vdesin për shkak të kësaj. Situata në Rusi po bëhet shumë e vështirë. Ti ke qenë në paraburgim për ndoshta 15 ditë për pjesëmarrje në protestën kundër luftës dhe tani mund të merrni nga tre deri në 15 vjet burgim”, ka thënë Lesun.
Sipas tij, atletët në Rusi u shërbejnë edhe qëllimeve propagandistike.
“Ata nuk mendojnë për efektin që mund të kenë veprimet e tyre në jetën e të tjerëve. Askush nuk mendon se veprimet e tyre do të çojnë në vdekjen e djemve dhe vajzave, burrave dhe grave dhe të moshuarve në Ukrainë”, tha olimpisti i artë i lindur në Bjellorusi.
Lesun fillimisht garoi nën flamurin e shtetit ku lindi dhe në vitin 2009 filloi të përfaqësojë Rusinë.
Edhe
Rusëve të akuzuar për krime u ofrohet zgjedhje – fronti i luftës në vend të gjykatës
Ai fitoi një medalje të artë në Lojërat Olimpike në Rio 2016 si dhe ka 14 medalje nga kampionatet botërore.
Pas medaljes së artë në Lojërat Olimpike, ai u prit nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili edhe e dekoroi për suksesin.