Ish-tenisti ukrainas, Alexandr Dolgopolov, ka thënë se autoritetet e tenisit po tregohen “shumë pasiv”, pasi sipas tij, të gjithë tenistët nga Rusia duhet të dënohen për shkak të luftës në Ukrainë.
33-vjeçari i ka thënë “BBC Sportit” se vendimi i marrë po i lejon rusët, përfshirë numrin një Daniil Medvedevin, të vazhdojnë të luajnë si neutral dhe se largimi i flamurit “nuk po ndryshon asgjë”.
“Lejimi i tyre të luajnë duke thënë pak fjalë se janë kundër luftës, nuk besoj se është e mjaftueshme”, ka thënë Dolgopolov.
Ish-numri 13-të i Botës, Dolgopolov, është kthyer në Kiev për t’iu bashkuar mbrojtjes së territorit të Ukrainës dhe ka pasur stërvitje ushtarake në përdorimin e armëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Ish-kapiteni i Rusisë frikësohet për jetën pasi kritikoi Putinin për luftën në Ukrainë
-
Olimpisti i artë heq dorë nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë
-
Gjokoviq e quan çmenduri përjashtimin e tenistëve rusë dhe bjellorusë nga Wimbledoni
-
Arabët denoncojnë “standardin e dyfishtë” të pezullimeve sportive për Rusinë
-
Ish-tenisti ukrainas i kundërpërgjigjet Contes