Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjokoviq e quan çmenduri përjashtimin e tenistëve rusë dhe bjellorusë nga Wimbledoni

Tenisti serb Novak Gjokoviq e ka quajtur vendimin e Wimbledonit për përjashtimin e tenistëve rusë dhe bjellorusë për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, si çmenduri, shkruan Sky.

Të mërkurën, organizatorët e këtij Grand-Slami dhe klubet e tenisit në të gjithë Anglinë, njoftuan për përjashtimin e rusëve dhe bjellorusëve nga turneu i këtij viti për shkak të luftës në Ukrainë.

Wimbledoni është turneu i parë i madh i tenisit që ndalon garuesit individualë nga të dy vendet, që do të thotë se numri dy i botës për meshkuj Daniil Medvedev nga Rusia dhe e katërta për femra Aryna Sabalenka nga Bjellorusia do të përjashtohen nga gara.

Gjokoviq, i cili u rrit në Serbi gjatë kohës sa ky vend ishte në luftë, ka thënë se atletët nuk kishin asnjë lidhje me konfliktin.

"Unë gjithmonë do ta dënoj luftën, nuk do ta mbështes kurrë luftën duke qenë vetë fëmijë i luftës. E di sa trauma emocionale lë. Në Serbi të gjithë e dimë se çfarë ndodhi në vitin 1999. Në Ballkan kemi pasur shumë luftëra në historinë e re. Megjithatë, nuk mund ta mbështes vendimin e Wimbledonit, mendoj se është një çmenduri. Kur politika ndërhyn në sport, rezultati nuk është i mirë”, ka thënë ai.

Edhe Tenistëve rusë e bjellorusë iu ndalohet pjesëmarrja në Wimbledon Sport Tenistëve rusë e bjellorusë iu ndalohet pjesëmarrja në Wimbledon

Gjokoviqi pati mundësinë të bëhej tenisti me më shumë Grand-Slame të fituara ndonjëherë, por për shkak të këmbënguljes për mosvaksinim, atij iu pamundësua pjesëmarrja në Australian Open.

Gjokoviq vjen nga Serbia, që është ndër të vetmit në Evropë që nuk i ka vënë sanksione Rusisë.