Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe tenistja serbe Mladenoviq provokon Kosovën

Tenisti serb Novak Gjokoviq javën e kaluar dha një mesazh kundër Kosovës pas fitores në meçin e parë të Grand Slamit “French Open”.

Gjokoviq pas meçit në ekranin e kamerës shkroi mesazhin me përmbajtjen “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën”.

Edhe tenistja serbe Kristina Mladenoviq ka thënë se “Kosova është zemra e Serbisë!”.

Nëntë herë kampionia e Grand Slameve “Australian Open”, “Franch Open”, “Wimbledon” dhe “US Open” ka thënë se ndan mendimin e njëjtë me të Gjokoviqit. “Po e ndaj qëdnrimin e Novakut, Kosova është zemra e Serbisë edhe për mua.

Babai im është nga Gjilani, gjyshja më ka jetuar aty dhe unë kam qenë atje kur isha fëmijë”, ka thënë Mladenoviq për “telegraf.rs” të hënën.

Edhe Gjokoviqi me mesazh kundër Kosovës pas triumfit në “French Open” Sport Gjokoviqi me mesazh kundër Kosovës pas triumfit në “French Open”

Mladenoviq u lind në Francë, kurse babai i saj Dragan Mladenoviq ka qenë hendbollist në ish-Jugosllavi. Kjo nuk është hera e parë që sportistë serb dalin me mesazhe që janë kundër Kosovës.