Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjokoviqi s’tërhiqet nga mesazhi provokues për Kosovën

Novak Gjokoviq ka thënë se është i vetëdijshëm se njerëzit nuk do të pajtoheshin që ai të shkruante një mesazh politik për Kosovën në objektivin e kamerës “French Open”, por kjo është një çështje për të cilën ai thotë se e mbron, shkruan BBC të enjten.

36-vjeçari shkroi “Kosova është zemra e Serbisë. Ndaloni dhunën” pas fitores së tij në rundin e parë të hënën.

Ministri i sportit i Francës ka thënë se veprimet e serbit ishin të papërshtatshme dhe nuk duhet të ndodhin më.

“Një Grand Slam pa drama, nuk mendoj se mund të ndodhë për mua. Unë mendoj se kjo më ‘çmend’ mua”, ka thënë Gjokoviq.

Fraza e shkruar e Gjokoviqit i referohet tensioneve të fundit në veri të Kosovës.

Në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes, 22-herë fituesi i Grand Slam u përpoq të linte polemikat pas tij.

I pyetur nëse kishte menduar për reagimin negativ ndaj veprimeve të tij, Gjokoviq ka thënë: “Sigurisht që jam i vetëdijshëm se shumë njerëz do të mos pajtoheshin, por kjo është ajo që është. Është diçka për të cilën unë qëndroj prapë. Pra, kjo është e gjitha”.

Edhe Mediat e huaja raportojnë për veprimin kundërthënës të Gjokoviqit Sport Mediat e huaja raportojnë për veprimin kundërthënës të Gjokoviqit

Organi qeverisës botëror, Federata Ndërkombëtare e Tenisit ka thënë se shkrimi i Gjokoviqit nuk shkel asnjë rregull, sepse rregullorja e Grand Slam nuk ndalon deklaratat politike.

Ministrja franceze e sportit, Amelie Oudea-Castera, ka thënë se duhet të ketë një parim të neutralitetit për fushën e lojës.

Pavarësisht provokimeve, Gjokoviqi pritet t’i shpëtojë ndonjë dënimi.