Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mediat e huaja raportojnë për veprimin kundërthënës të Gjokoviqit

Novak Gjokoviq nuk do të dënohet për veprimin provokues që e bëri në “French Open”, të hënën. Pasi e fitoi meçin e parë, tenisti serb shkroi me stilolaps në kamerë: “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaloni dhunën”.

Ka pasur reagime të shumta lidhur me këtë veprim të hënën. Gjokoviq, i njohur edhe për shumë veprime kundërthënëse gjatë karrierës, ka thënë se nuk i bie pishman dhe se do ta bënte të njëjtën gjë sërish.

Të martën kanë reaguar Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Federata e Tenisit e Kosovës. Por nga Federata e Tenisit e Francës, që e organizon Grand Slamin “French Open”, kanë thënë se nuk do të ketë masa ndaj Gjokoviqit.

“Federata e Tenisit e Francës nuk do të bëjë asnjë deklaratë dhe nuk do të mbajë asnjë qëndrim për këtë çështje. Nuk ka rregulla të Grand Slamit se çka mund të thotë një lojtar e çka jo”, kanë thënë nga Federata franceze për Reuters.

Mediat e fuqishme ndërkombëtare i kanë kushtuar hapësirë të madhe deklaratës së Gjokoviqit dhe zhvillimeve rreth tij.

Edhe Gjokoviqi s’tërhiqet nga mesazhi provokues për Kosovën Sport Gjokoviqi s’tërhiqet nga mesazhi provokues për Kosovën

“Novak Gjokoviq bëri deklaratë politike për Kosovën pas fitores në raundin e parë të “French Open”, ka shkruar CNN.

“Novak Gjokoviq mbron mesazhin kontrovers për Kosovën në French Open”, është titulli i shkrimit të “The Guardian”.

Sky News ka shkruar se “Gjokoviq dërgoi mesazh politik për Kosovën në ‘French Open’”.

Agjencia e lajmeve AFP ka publikuar një listë të veprimeve kundërthënëse të Gjokoviqit. Lista është goxha e gjatë.

“Serbi Novak Gjokoviq ndez debat politik duke shkruar mesazh anti-Kosovë në kamerën televizive”, është titulli i një prej shkrimeve në “Daily Mail”.

Edhe IOC-ja deklarohet për provokimin e Gjokoviqit Sport IOC-ja deklarohet për provokimin e Gjokoviqit

Kryetari i Federatës së Tenisit të Kosovës, Jeton Hadërgjonaj, ka thënë se Gjokoviq vazhdimisht e provokon Kosovën. Ai ka paralajmëruar ankesë në organizatat ndërkombëtare të tenisit.

Komiteti Olimpik i Kosovës tashmë i është drejtuar me ankesë IOC-së.

“Gjokoviq promovoi sërish propagandën e nacionalistëve serbë dhe përdori platformën sportive për ta bërë këtë”, shkruan në ankesën e KOK-ut.

Por tenisti serb ka mbrojtur veprimin që e bëri, e që natyrisht u përcoll me bujë. Ai është prej sportistëve më të njohur në botë.

Edhe Federata e tenisit ndjen keqardhje për mesazhin e Gjokoviqit Sport Federata e tenisit ndjen keqardhje për mesazhin e Gjokoviqit

“Nuk kam asnjë pendesë, do ta bëja sërish. Kosova është vatër e jona, kala e jona. Atje është bërë beteja më e madhe, atje ndodhen manastiret më të rëndësishme”, ka thënë Gjokoviq, ndër të tjera, në konferencën e mbajtur të hënën.

Gjokoviq është shumë i përcjellë nga mediat e mëdha ndërkombëtare. Dhe nuk përjashtohet mundësia që ai sërish të shfrytëzojë ngjarjet e mëdha për të shprehur ëndrrat e parealizuara serbe dhe për provokime ndaj Kosovës.