Sulmuesi nga Gaboni ka pranuar një ofertë të cilës është e vështirë t’i thuhet jo.
Arsenali nuk arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve, pasi e ka mbyllur stinorin në vendin e pestë si dhe ka humbur në finale të Ligës së Evropës. Mospjesëmarrja në garën më prestigjioze evropiane të klubeve në kontinent, ka pasojat e veta për ‘topçinjtë’ që duhet të bindin lojtarët kryesorë për të qëndruar.
Pierre-Emerick Aubameyang është një nga më të kërkuarit në afatin kalimtar të verës teksa oferta më e rëndësishme është ajo nga Kina e Shanghai SIPG.
Klubi, ku luan edhe braziliani Oscar, i ka bërë një ofertë të çmendur prej 300 mijë funtesh në javë sulmuesit, i cili është duke e shqyrtuar seriozisht mundësinë e largimit nga Londra.
Aubameyang ka realizuar 22 gola në këtë stinor të Premier Ligës./tch