Oferta e re për transferimin e Lionel Messit nga një skuadër e elitës së futbollit të Arabisë Saudite, ka arritur në gjysmë miliardi euro.
Kështu ka shkruar “goal.com” të enjten.
Ylli argjentinas pritet të largohet nga Paris Saint-Germaini në verë, pasi ende nuk është arritur marrëveshja për vazhdimin e kontratës. Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” do të jetë futbollist i lirë.
U fol shumë se ai do të rikthehet në “Camp Nou”, por 35-vjeçari me shumë gjasë do të përfundojë në Lindjen e Mesme.
Al-Hilal është prej skuadrave më të interesuara për transferimin e tij.
Kjo skuadër po e synon edhe transferimin e Cristiano Ronaldos.
Artikuj të ngjashëm