Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Al-Hilali pritet ta zyrtarizojë Messin

Al-Hilali po shpreson që të njoftojë në ditët në vazhdim për transferimin e Lionel Messit, pasi rikthimi i tij te Barcelona nuk pritet të ndodh.

Më herët gjatë kësaj jave, trajneri Xavi Hernandez i Barcelonës tha se rikthimi i Messit te Barça varet vetëm nga futbollisti argjentinas.

Mediumi spanjoll “Sport” ka shkruar të shtunën se zyrtarizimi i Messit në klubin e elitës së futbollit të Arabisë Saudite, pritet të bëhet më 6 qershor.

Sipas këtij mediumi, Messi do të bëhet sportisti më i paguar në botë, pasi pritet të përfitojë 400 milionë euro në sezon.

Do të ishte dyfishi i pagës që Cristiano Ronaldo e merr tek Al-Nassr.