Bayern Munichu është në kërkim të një sulmuesi të ri. Sipas “Sport1”, drejtuesit e klubit gjerman janë duke e monitoruar situatën e sulmuesit të Benficas, uruguaianit Darwin Nunez.
Nunez te “bavarezët” po shihet si zëvendësues i Robert Lewandowskit, që mund të largohet në verë pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.
Nunez po kalon në formë fantastike këtë edicion te Benfica, duke shënuar 32 gola në të gjitha garat.
Klubi portugez për ta liruar lojtarin po kërkon rreth 80 milionë euro dëmshpërblim.
Për uruguaianin interesim kanë shprehur edhe skuadra të tjera evropiane.