Shpresat e Bundsligës për një rifillim janë forcuar kur testet në skuadrën e Koelnit nuk kanë treguar për raste tjera me koronavirus, shkruan agjencia AFP.
Plane e ligës gjermane për rifillimin këtë muaj morën goditje të premten, kur u njoftua se tre persona te Koelni – mesfushori Niklas Hauptmann, mbrojtësi Ismail Jakobs, dhe fizioterapeuti – kanë testuar pozitiv me koronavirus.
Treshja mbetet në karantinë, ndërkohë në raundin e dytë të testeve që i janë nënshtruar skuadra të dielën, nuk ka pasur raste tjera me COVID-19, është njoftuar nga klubi të hënën.
Liga e Futbollit të Gjermanisë (DFL) planifikon të rinisë më 16 maj pa shikues, në rast se merr lejen nga qeveria. Një vendim pritet të merret të mërkurën.
-
Dhjetë të infektuar me koronavirus në Bundesliga 1 dhe 2 pas raundit të parë të testeve
-
Werderi e Frankfurti nuk kanë të prekur nga koronavirusi
-
Rifillimi i shpejtë i Bundesligës në dyshim, tre anëtarë të Koelnit me koronavirus
-
Bayerni synon rikthim të fuqishëm pas zvogëlimit të rasteve me koronavirus
-
Bundesliga nuk shtyhet, rifillon me Bayernin e goditur nga Covidi