Skuadrat e Bundesligës gjermane po raportojnë për testimet që po i bëjnë për koronavirus. Të premten Eintracht Frankfurti njoftoi se rezultati i të gjitha testimeve është negativ, ndërsa të njëjtën gjë të shtunën e ka bërë të ditur edhe Werder Bremeni, ku luan Milot Rashica.
Bremeni ka paraparë një testim tjetër për të dielën.
Klubet e Bundesligës dhe Bundesligës 2 kanë nisur të enjten me testimin e lojtarëve për të parë nëse lojtarë të infektuar do të marrin pjesë në stërvitje që pritet të nisin javën tjetër, nëse autoritetet japin leje.
Të premten në mbrëmje Koelni ka raportuar tre të prekur nga Covid – 19. Është bërë e ditur të shtunën se dy prej të prekurve janë futbollistë. Te Koelni luan Elvis Rexhbeçaj. Koelni ka njoftuar se stërvitjet do të vazhdojnë. Në fakt klubet e Bundesligës kanë nisur më herët stërvitjet në qendrat stërvitore, por në grupe fare të vogla të lojtarëve.
Te Koelni kanë thënë se shohin “sinjale pozitive” për konceptin e ndjekur, pas testimit pozitiv të tre anëtarëve të këtij klubi.
Drejtori menaxhues i Kolenit, Alexander Wehrle ka thënë se kjo dëshmon që koncepti i zhvilluar nga Liga po funksionon. Ai ka thënë se autoritetet shëndetësore e kanë vlerësuar të besueshëm konceptin përmes të cilit Bundesliga synon të vazhdojë edicionin.
-
Rashica me bashkëlojtarë në izolim dyditor, pas një rasti pozitiv në klub
-
Një lojtar i Werderit në karantinë
-
Dhjetë të infektuar me koronavirus në Bundesliga 1 dhe 2 pas raundit të parë të testeve
-
Nuk ka raste të tjera me koronavirus te klubi gjerman Koeln
-
Rifillimi i shpejtë i Bundesligës në dyshim, tre anëtarë të Koelnit me koronavirus