Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një lojtar i Werderit në karantinë

Një futbollist i Werder Bremenit aktualisht është në karantinë në shtëpi për shkak të një rasti me koronavirus në rrethin e tij familjar.

Këtë e ka bërë të ditur të premten klubi i Bundesligës gjermane. Te Werderi luan ylli i Kosovës, Milot Rashica.

Emir i lojtarit nuk është bërë i ditur. Ai shumë herë është testuar për koronavirus, ndërsa rezultati i doli negativ. Por është urdhëruar një izolim dyjavor për lojtarin nga Departamenti Shëndetësor i Bremenit, në koordinim me Werderin.

Werderi ka njoftuar se të gjithë lojtarët dhe anëtarët tjerë të klubit janë testuar pesë herë deri më tani dhe se të gjitha rezultatet janë negative.

“Kështu që nuk ka rrezik për ekipin tonë apo për stafin. Procedura dëshmon se koncepti mjekësor punon. Njerëzit e infektuar mund të identifikohen herët dhe më pas masat e nevojshme merren”, ka thënë drejtori menaxhuesi i Werderit, Frank Baumann.

Artikuj të ngjashëm