Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Te Werderi presin shumë nga Rashica

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt, ka pranuar se është i gëzuar që sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, do të jetë pjesë e ekipit të tij deri në fund të këtij sezoni.

Kohfeldt ka insistuar se pret shumë prej Rashicës në pjesën e dytë të sezonit 2020/21, pasi sulmuesi është kthyer në fushë pas kurimit të lëndimit që e mbajti jashtë fushës për një kohë të gjatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rashica ishte pranë largimit nga Werderi si para fillimit të këtij edicioni ashtu edhe gjatë afatit kalimtar të dimrit, por marrëveshjet dështuan në momentet e fundit.

Tani, trajneri Kohfeldt pret shumë nga futbollisti kosovar.

“Jam më se i bindur se Miloti do të luajë shkëlqyeshëm në pjesën e dytë të këtij sezoni”, ka insistuar Kohfeldt. “Mund të them se jam shumë i lumtur që Miloti do të jetë me ne dhe pres shumë prej tij sepse ka filluar të kthehet në formën më të mirë”.

Rashica 24-vjeçar, këtë edicion ka dhjetë paraqitje në të gjitha garat për Werderin ku ka regjistruar dy asistime. Ai ka kontratë me ekipin gjerman deri në verën e vitit të ardhshëm.