Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nuk dihet nëse Messi do të luajë më për Argjentinën

Askush nuk e di nëse Lionel Messi, do të luajë sërish për kombëtaren e Argjentinës.

Sulmuesi pas paraqitjes zhgënjyese në Botëror paralajmëroi tërheqjen nga kombëtarja, edhe pse një gjë të tillë e kishte bërë edhe më parë, për t’u rikthyer te Argjentina.

Përzgjedhësi i ri i Argjentinës, Lionel Scaloni, nuk e di nëse Messi do të veshë fanellën e vendit të tij, derisa sulmuesi nuk është ftuar për miqësoret e shtatorit.

“Nuk e di nëse ai e ka mbyllur karrierën me kombëtare. Kam biseduar me të dhe pas kësaj bisede ai nuk është ftuar për këto ndeshje. T’u them të drejtën, nuk kemi folur se çfarë do të ndodhë në të ardhmen“, ka thënë Scaloni për Messin.

Argjentina do të luajë dy miqësore në SHBA, por për këto ndeshje nuk janë ftuar as yjet e tjerë si Aguero apo Di Maria.

Artikuj të ngjashëm