Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nuhiu largohet nga Shkëndija

Ardian Nuhiu më nuk është trajner i Shkëndijes së Tetovës. Ekipi nga Maqedonia e Veriut, ka njoftuar të martën se ka ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme me trajnerin Nuhiu. Në njoftimin e klubit thuhet se ky vendim ka ardhur për shkak se është e nevojshme të bëhen ndryshime që do të sjellin një frymë të re dhe drejtim të ri.

Nuhiun e kanë falënderuar për punën dhe kontributin e dhënë, ndërsa i kanë dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës.

Po ashtu, së bashku me Nuhiun është larguar edhe stafi i tij nga Shkëndija e Tetovës. Nuhiu mori drejtimin e Shkëndijes para fillimit të këtij edicioni dhe kishte kontratë deri në verën e vitit 2025. Aktualisht, Shkëndija zë vendin e tretë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Pas 18 xhirove të zhvilluara, ka tubuar 35 pikë, katër më pak se Struga që zë vendin e parë. Para Shkëndijës, Nuhiu ka qenë trajner edhe te Drita e Gjilanit dhe Shkupi.