Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zyrtare, Nuhiu emërohet trajner i Gjilanit

Ardian Nuhiu - KF Gjilani

Ardian Nuhiu është trajner i ri i skuadrës së Gjilanit.

Lajmin e ka bërë të ditur të dielën klubi gjilanas i futbollit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nuhiu e zëvendëson Gentjan Mezanin që drejtoi Gjilanin edicionin e kaluar.

45-vjeçari nga Shkupi, Nuhiu, së fundmi e ka drejtuar skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija.

Ka drejtuar për kohë të gjatë rivalen e Gjilanit, Dritën. Ishte edhe në krye të Shkupit.

Nuhiu e njeh shumë mirë futbollin kosovar, ndërsa me angazhimin e tij Gjilani ka dëshmuar se ka synime të mëdha për edicionin e ardhshëm në Superligë.

Edicionin e kaluar Gjilani luftoi për mbetje në Superligë, pasi fillimisht i tejkaloi disa probleme të mëdha organizative e financiare.