Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nuggetsi e pëson disfatën më të thellë të sezonit

Kampioni në fuqi i ligës NBA të basketbollit, Denver Nuggets, e ka pësuar disfatën më të thellë të sezonit.

Në ndeshjen e fundit, Nuggets u mposht 119:93 nga Oklahoma City Thunder. Ishte humbja e dytë e Nuggets nga Thunder brenda dy javësh, dhe e ka ndërprerë serinë e gjashtë fitoreve të njëpasnjëshme.

Shai Gilgeous-Alexander shënoi 40 pikë për Thunderin, ndërsa Chet Holmgren shtoi 24 pikë.

Të premten pas mesnate, Boston Celtics mposhti Toronto Raptorsin 120:118, Washington Wizards fitoi ndaj Brooklyn Netsit 110:104, ndërsa fitore realizoi edhe Phoenix Suns që mposhti Charlotte Hornetsin, 133:119.

Fitore në këtë xhiro shënuan edhe Portland Trail Blazers, LA Clippers, Orlando Magic, Sacramento Kings, Milwaukee Bucks e Philadelphia 76ers.