Sport

Nuggets në avantazh ndaj Lakersit në finalen e Perëndimit

Denver Nuggets e ka fituar ndeshjen e parë finale në Konferencën e Perëndimit ndaj Los Angeles Lakers.

Nuggets triumfuan në shtëpi 132:126.

Në fakt, vendasit ishin në avantazh të thellë deri në fundin e çerekut të katërt. Diferenca më e lartë ishte 21 pikë.

Por Lakersi u kthye dhe e shkurtoi diferencën në tre pikë. Në gjuajtjen për ta barazuar rezultatin, dështoi LeBron James.

Nikola Jokiq i Nuggetsit pati super ndeshje. Shënoi 34 pikë, 21 kërcime dhe 14 asistime. Jamal Murray kontribuoi me 31 pikë.

Anthony Davis me 40 pikë e 10 kërcime ishte më i dalluari te Lakers. Lebron James shtoi 26 pikë e 12 kërcime.

Skuadra që shënon katër fitore kualifikohet në finalen e madhe të NBA.