Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Stanley Nsoki është duke u kërkuar nga kampioni i Italisë, Juventusi, raporton "France Football" të hënën.
Krerët e Juventusit kanë nisur bisedimet me ata të Parisit për mbrojtësin 20-vjeçar, mirëpo kanë mbetur pak ditë deri në mbyllje të afatit kalimtar.
Nsoki luajti në 14 ndeshje në Ligue 1 për Parisin satinorin e kaluar. MBrojtësi ka kontratë me Parisin deri në verën e vitit 2021. Ai është pjesë e përfaqësueses U-21 të Francës. Mësohet se Juventusi është favorit për të transferuar Nsokin, por për të ka shprehur interesin edhe Nice.
Vlera e Nsokit pritet të jetë në rreth 10 milionë euro. Te skuadra e parë e Parisit, Nsoki ka depërtuar verën e vitit të kaluar. Është produkt i akademisë së Paris Saint-Germainit.