Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi interesohet për Simonsin

Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për mesfushorin Xavi Simons, përcjell “Calciomercato”, të mërkurën. 19-vjeçari po shkëlqen këtë edicion me fanellën e PSV Eindhovenit dhe te Juventusi po shihet si përforcim i duhur për sezonin e ardhshëm.

19-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 4 asistime në 16 paraqitje për PSV Eindovenin, ekip të cilit iu bashkua para fillimit të këtij edicioni nga Paris Saint-Germaini.

Ai ka kontratë me ekipin holandez deri në vitin 2027, por Parisi ka një klauzolë të riblerjes në kontratën e tij pas një viti për 15 milionë euro.