Sport

Nokaut i frikshëm nga Smith, Castillo largohet me oksigjen nga ringu

Një nokaut i frikshëm ka ndodhur në stadiumin e Tottenhamit, ku po zhvillohen disa duele të boksit.

Callum Smith prodhoi një nga goditjet më brutale në boks, duke e lënë të shtrirë Lenin Castillon në rundin e dytë në meçin e kategorisë së rëndë. 

Castillo u desh të largohej nga ringu me oksigjen, ndërsa Sky Sports refuzoi t’i përsëriste pamjet.

Më herët u ndesh edhe Florian Marku, që fitoi titullin në kategorinë velter, ndërsa kryemeçi i mbrëmjes është ai mes Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk.