Christopher Nknuku ka zgjedhur që karrierën ta vazhdojë te Paris Saint-Germaini.
Në fakt, 24-vjeçari po rikthehet në klubin ku u zhvillua si futbollist. “Goal.com” ka raportuar të hënën se Nknunku ka refuzuar të gjitha ofertat e klubeve të tjera dhe ka vendosur që këtë verë të transferohet te PSG-ja. Ekipi francez për kartonin e tij, do t’i paguajë Leipzigut rreth 60 milionë euro.
Mësohet se Nkunku tashmë ka arritur marrëveshje personale me Parisin, i cili është në negociata me Leipzigun për ta mbyllur marrëveshjen në fillim të muajit të ardhshëm. Nknunku pati një sezon fantastik, ku shënoi 35 gola dhe asistoi 20 herë për Leipzigun në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm