Christopher Nkunku mund të rikthehet te Paris Saint-Germain.
24-vjeçari nuk e ka mohuar se në të ardhmen mund t’i bashkohet kampionit francez.
“Paris Saint-Germain, e kam thënë gjithmonë, është shtëpia ime, klubi im i zemrës. Unë nuk mbyll asnjë derë, gjithçka është e mundur në futboll”, deklaroi Nkunku, raporton L'Equipe.
Francezi ka shkëlqyer edicionin që lamë pas te Leipzigu duke e mbyllur sezonin me 35 gola dhe 25 asistime në të gjitha garat.
Ai u largua nga PSG-ja në vitin 2019, ku u transferua te skuadra gjermane.
Artikuj të ngjashëm