Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nkunku mund të mbetet edhe më gjatë te Lepzigu

Christopher Nkunku mund të mbetet edhe më gjatë te skuadra e Lepzigut, ka njoftuar të enjten “ESPN”.

Klubi gjerman ka vendosur t’i bëj ofertë për zgjatje të kontratës 24-vjeçarit francez.

Reprezentuesi i Francës me klubin elitar të Gjermanisë ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Te klubi i Bundesligës, shpresojnë ta bindin mesfushorin të mbetet më gjatë.

Për Nkunkun, interesim kanë shprehur shumë skuadra të mëdha të Evropës.

Ndër klubet e njohura janë Manchester United, Liverpool, PSG, Real Madrid, Manchester City, Arsenal dhe Bayern Muenchen.

Lepzigu ka kërkuar më herët 75 milionë euro për futbollistin ofensiv.