Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali i bashkohet garës për Nkunkun

Real Madridi është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për Christopher Nkunkun e Lepzigut, raportojnë mediumet e Spanjës. Më herët interesim për sulmuesin 24-vjeçar ka shprehur edhe Chelsea e Bayerni.

Madrilenët e shohin Nkunkun si futbollist të së ardhmes. Reali dështoi në transferimin e Kylian Mbappes dhe Erlind Haalandit verën e këtij viti.

Reprezentusi i Francës me klubin gjerman ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Ai këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me një asistim.