Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja synon ta kthejë Nkukun

Skuadra e Paris Saint-Germainit synon ta kthejë në skuadër yllin e Lepzigut, Christopher Nkunku, raportoi të mërkurën gazeta gjermane “Bild”.

Gjiganti francez po e sheh 23-vjeçarin si zëvendësues të mundshëm për Kylian Mbappe, që raportohet se vitin e ardhshëm do të transferohet te Real Madridi.

Për futbollistin francez interesim kanë shprehur edhe shumë klube tjera evropiane, ndër to edhe Manchester City.

23-vjeçari me klubin gjerman ka kontratë deri në verën e vitit 2024. Këtë edicion në Bundesligë, ka shënuar pesë gola në 11 paraqitje.

Artikuj të ngjashëm