Real Madridit i është ofruar mundësia e transferimit të mesfushorit francez Christopher Knunku, ka njoftuar të hënën “Mundo Deportivo”.
Bëhet e ditur se skuadra e Leipzigut është e gatshme ta lejojë 23-vjeçarin t’i bashkohet Realit gjatë miniafatit kalimtar të janarit.
Ekipi gjerman për kartonin e Knkunkut që kohët e fundit është monitoruar nga spanjollët po kërkon të paktën 40 milionë euro dëmshpërblim.
Nkunku këtë sezon ka treguar paraqitje të mira te Leipzigu duke shënuar nëntë gola dhe asistuar tri herë në dhjetë paraqitje në të gjita garat. Ai ka kontratë me Leipzigun deri në vitin 2024.