Pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2024, Christopher Nkunku e lë të hapur mundësinë e largimit nga skuadra e Bundesligës, Leipzig.
“Gjithçka mund të ndodh në verë. Nuk do të ishte respekt për klubin për të menduar tani. Në fund të sezonit, do të ulem me zyrtarët e skuadrës, menaxherin tim dhe familjen, për të marrë një vendim”, ka thënë 24-vjeçari për gazetën franceze “L’Equipe”.
Nkunku është golashënuesi më i mirë i Leipzigut këtë edicion. Në 20 ndeshjet e zhvilluara në Bundesligë, ka shënuar nëntë gola, ndërsa ka kontribuuar edhe me nëntë asistime. Në Ligën e Kampionëve ka shënuar shtatë gola në gjashtë ndeshje.