Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nkunku drejt RB Leipzigut

Mesfushori francez Christopher Nkunku pritet të jetë përforcimi më i ri i ekipit nga Bundesliga, RB Leipzig, kanë njoftuar mediumet e huaja të martën.

Mësohet se ekipi gjerman tashmë ka arritur marrëveshje për 21-vjeçarin dhe është në negociata me PSG-n. Për kartonini e tij, RB Leipzigu është i gatshëm të ofrojë rreth dhjetë milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.

Nkunku është pajtuar me një kontratë pesëvjeçare dhe pritet që gjatë kësaj jave të zyrtarizohet te RB Leipzigu. Nkunku është produkt i akademisë së PSG-së dhe me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2016.

Ai deri më tani ka regjistuar 55 ndeshje në Ligue 1, duke shënuar tetë gola dhe asistuar dy herë. Nkunku ka edhe gjashtë ndeshje me Përfaqësuesen U-21 të Francës kurse me PSG-n ka kontratë deri vitin e ardhshëm.