Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nketiah dëshiron largimin nga Arsenali

Pavarësisht tre golave që i shënoi në fitoren e Arsenalit ndaj Sunderlandit në kuadër të Kupës së Ligës së Anglisë, Edward Nketiah është i vendosur që të largohet nga klubi londinez.

“Daily Mail” raporton se Nketiah që është edhe pjesë e Anglisë U21, mund të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Anglezit i skadon kontrata me Arsenalin në fund të sezonit. Nëse nuk arrin marrëveshje të re me Arsenalin ose ndonjë transferim në janar te ndonjë klub tjetër, atëherë në verën e vitit 2022 do të largohet si lojtar i lirë.

Pro qëndrimit të Nketihas në “Emirates” është deklaruar trajneri Mikel Arteta.

Artikuj të ngjashëm